Limaj: Jemi të gatshëm për të kontribuar në ndërtimin e një marrëveshjeje politike

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

03 qershor 2025

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar sot me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile

Përmes një postimi në Facebook, Limaj thotë se në këtë takim u pajtuan se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe çdo tentim për të shkuar në zgjedhje të reja për shkak të dështimit për të formuar institucionet është i dëmshëm për vendin.

Tutje, ai bën të ditur se gjatë takimit ka theksuar se në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesit të vendit.

“Sot kisha takim me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, të cilat po japin një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit institucional që po e mban të bllokuar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pajtohemi se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe çdo tentim për të shkuar në zgjedhje të reja për shkak të dështimit për të formuar institucionet është i dëmshëm për vendin. Kjo është një dukuri që e cënon të ardhmen politike dhe demokratike të shtetit tonë

Scroll to Top