Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 maj 2025
Tash e një kohë situata me bërllokun në shumë lagje të Prishtinës është alarmante.
Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për këtë situatë, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet
Mirëpo, sot punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruhet “Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë”.
Kujtojmë se kreu i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë angazhuar disa kompani alternative për t’i marrë mbeturinat në kryeqytet.