Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 maj 2025
Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nisë ndryshe.
Kjo për faktin se para secilit vend të deputetëve ka një fletë- dokument.
Mësohet se ajo letër ka ardh nga sekretaria e Kuvendit dhe ka të bëjë me dokumentin e AAK-së, partia e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë vlefshmërinë e komisionit për votim të fshehtë.
Dokumenti përmban vendimin e Gjykatës e cila mësohet se e ka pranuar lëndën e AAK-së të dorëzuar pak ditë më parë nga deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.