Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 maj 2025
OVL UÇK-ja ka njoftuar se ditën e sotme, më 13 maj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca nis në orën 12:00 në hotelin “Emerald”.
“Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”, shkruhet në njoftimin për media të OVL UÇK-së.
OVL UÇK-ja ka reaguar dje për vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.
Ata vlerësuan se ardhja e saj në Kosovë është një fyerje e rëndë ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit.