Sërish dëmtohet rruga e riparuar “Mitrovicë-Prishtinë”

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

29 prill 2025

Korsia që të çon për në kryeqytet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit, ka kohë që është në gjendje të keqe.

Ndonëse në të njëjtin vend ku ishte shembur para tre vitesh, ishte rregulluar, ajo tashmë ka filluar të shembet prapë.

Ani pse struktura anësore ishte forcuar, duket se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme që rruga të jetë e sigurt për qarkullim. E duke qenë e tillë, rreziku po del të jetë i madh.

“Bash ata që nuk e dinë hiç nuk ka këtu shenjë që është rruga e lakuar këtu ka rrezik edhe të mbytjes së njerëzve”, ka thënë qytetari Sylejman Sllamniku.

Segmenti rrugor që lidh edhe autostradën me rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, nuk do të dihet se deri kur do të vazhdojë të jetë kështu.

Lidhur me gjendjen aktuale të korsisë , RTK nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës. Nga e njëjta nuk janë përgjigjur as gati pas dy javësh se cila do të jetë zgjidhja e atij problemi ose kur pritet të fillojnë punimet për rregullimin e një pjese të magjistrales.

E njëjta pjesë e rrugës nacionale në të njëjtin vend ishte shembur edhe në vitin 2021, njëra korsi e së cilës ishte mbyllur për qarkullim.

Scroll to Top