Zëvendëspresidenti amerikan vizitë zyrtare në Romë, Vance: Fokus te bashkëpunimi dhe negociatat tregtare SHBA–BE

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 prill 2025

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, mbërriti mëngjesin e sotëm në Romë për një vizitë zyrtare, ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në ambientet e Palazzo Chigi. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet ndërkombëtare, si dhe negociatat tregtare SHBA–BE. Vance theksoi rëndësinë e partneritetit transatlantik dhe miqësisë me Italinë.

“E vlerësoj thellësisht miqësinë mes dy vendeve tona”. deklaroi Vance

Nga ana e saj, kryeministrja Meloni e konsideroi takimin si “një mundësi tjetër për të forcuar bashkëpunimin , duke shtuar se është “shumë krenare për këtë marrëdhënie të privilegjuar”.

Të dy drejtuesit shtetërorë shqyrtuan gardën e nderit të Marinës italiane, ndërsa në sfond u intonuan himnet kombëtare të dy vendeve.

Scroll to Top