A do të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, flet Orav: Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 prill 2025

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se nuk mund të jap një përgjigje përfundimtare rreth çështjes së heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Kosovo Online ai përmendi rekomandimin për heqjen e tyre që e bëri në qershor të vitit të kaluar, ish-kryediplomati evropian, Josep Borrell.

“Siç e dini, ish-Përfaqësuesi i Lartë i rekomandoi Këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i shfuqizojë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të ndërmarrë nga Kosova për të de-përshkallëzuar tensionet në veri”.

“Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, sepse një vendim i tillë kërkon consensus”, shtoi Orav.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi në qershor të 2023-s.

Scroll to Top