Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 prill 2025
Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur të premten pas mesditës, në Lloshkobare të Ferizajt.
Kanun Veseli, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka pohuar se të lënduar janë dy persona.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore”, ka thënë Veseli.
Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.