Rama, vizitë në një kompani në Kashar, merr dhuratë një fanellë me numrin 5: Me hyrjen në BE, ndryshojnë menjëherë edhe pagat

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 prill 2025

Teksa ishte i pranishëm në një kompani veshjesh sportive në Kashar, kryeministri Edi Rama mori një dhuratë të veçantë, një fanellë në të cilën ishte stampuar ‘Shqipëri’ dhe ‘Rama’, shoqëruar me numrin 5, renditja e PS në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kryesocialisti, gjatë fjalës së tij, foli për rëndësinë e hyrjes në BE dhe ndikimin që do të ketë në sipërmarrjet dhe punonjësit shqiptarë. Ai tha se dikur sipërmarrësit shqiptarë investonin më shumë në godina dhe automjete, ndërsa tanimë janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e punonjësve të tyre. 

“Sipërmarrësit shqiptarë në shumë investuan shumë më tepër për godinat e makinat sesa menduan për punëtorët. Sot ka kthesë të rëndësishme edhe për faktin se e kanë kuptuar se nuk shkon dot më përpara me shfrytëzimin e krahut të punës. Duhet që krahun e punës ta motivosh dhe ta mirëmbash, kështu që në këtë aspekt është vërtetë impresionuese dhe mbresëlënëse kjo që ndodh këtu”, u shpreh Rama. 

Sipas tij, me hyrjen në BE, rrit më shumë kapacitetet dhe fitimet e kompanive, por gjithashtu edhe mbështetjen financiare të punonjësve. 

Scroll to Top