Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 prill 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën.
Mësohet se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë, vdekja e të cilët është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.
Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë thënë se Mulaj ka ndërruar jetë tragjikisht.
Ata po ashtu kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik.
“Të nderuar familjar dhe miq,
Në vijim të njoftimit të mëhershëm, ju informojmë se ceremonia e varrimit të të ndjerit Aldion Hajdin Mulaj do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik
Me pikëllim të thellë,
Familja Mulaj”, thuhet në njoftimin e tyre.