Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 prill 2025
Seanca konstituive, e cila u ndërpre të martën, do të vazhdojë sot nga ora 12:00.
Vazhdimi i kësaj seance u bë pas përgjigjes institucionale që bëri presidentja Vjosa Osmani.
Ajo tha se deputetët nuk kanë të drejtë bllokimin e institucioneve dhe se seanca do të duhej të mbahej brenda një afati prej 48 orësh.
Kujtojmë se seanca e kaluar dështoi, pasi partitë, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, nuk votuan raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve.
Ata kërkuan fillimisht dorëheqjen e kabinetit qeveritar nga detyra, gjë që edhe ligji e kërkon.