Ndërron jetë ish-bashkëlojtari i Albion Rrahmanit, ra nga kati i 11-të i një ndërtese

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 prill 2025

Ish-sulmuesi i Rapid Bucurestit, Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçe.

Raportohet se futbollisti, i cili ka luajtur te skuadra rumune gjatë sezonit të kaluar, ra nga një ndërtesë 11-katëshe ku po jentonte në Kinë,

Sipas TVR Info, autoritetet kineze tashmë kanë nisur një hetim në lidhje me vdekjen e futbollistit gabonez.

Ka pretendime se ish-lojtari i Hatayasporit dhe disa skuadrave të tjera “ka bërë vetëvrasje”.

Kujtojmë që Aaron ka qenë bashkëlojtar i futbollistit kosovar, Albion Rrahmanit në ekipin rumun, Rapdi Bucuresti.

Scroll to Top