Diaspora nis votimin, Rama nxjerr foton e emigrantëve: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 prill 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e të mërkurës një foto të një familjeje emigrantësh në Evropë që kanë votuar për zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i qeverisë shkruan se fotoja është prekëse, por njëkohësisht edhe frymëzuese që lidhet me përpjekjen e përbashkët për Shqipërinë evropiane. 

Rama thotë se do t’ua shërblejë me hyrjen e Shqipërisë në BE dhe me marrjen e pasaportave evropiane. 

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. 

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan kryeministri. 

Deri një ditë më parë, ishin 15 shqiptarë jashtë vendit që morën fletët e votimit.

Scroll to Top