ZRRE-ja miraton tarifat e reja

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 prill 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, nuk ka treguar se sa për qind do të shtrenjtohet rryma edhe pas insistimeve të shumta të gazetarëve.

Pas miratimit të këtyre raporteve, ai ka kërkuar nga gazetarët që të lirojnë sallën, meqenëse pika e radhe ishte shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve.

Fejzullahi ka thënë se përmes një komunikate për media do të jepen më shumë detaje.

“Ne do ta lëshojmë edhe një komunikatë për media dhe do t’i shihni të gjitha detajet”, ka thënë ai.

Ndërkohë, është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Scroll to Top