Kurti regjistrohet si deputet, por sërish refuzon të flasë për formimin e Qeverisë së re

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës të enjten, pas fitimit të mandatit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nga gazetarët për formimin e qeverisë së re.

“Kam takim në orën 11:00”, ka thënë Kurti, duke u larguar nga gazetarët që kërkonin një koment.

Në vizitën e tij të mërkurën në Koshare, Kurti gjithashtu u pyet për refuzimin e takimit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por edhe atëherë nuk dha asnjë përgjigje.

Kryeministri në detyrë kishte ftuar Abdixhikun për një takim konsultues, duke ofruar tri orare të ndryshme.

Megjithatë, kreu i LDK-së refuzoi takimin, duke theksuar se gjuha e përdorur nga LVV-ja ndaj LDK-së ka pamundësuar çdo mundësi për bashkëpunim për formimin e Qeverisë së re./dukagjini

Scroll to Top