Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 prill 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka çmuar lart kontributin e Shteteve të Amerikës për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Këtë e ka shprehur në intervistën e dhënë për influencerin e njohur australian, Mario Nawfal.
Ajo ka folur edhe për presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, teksa ka thënë se Kosova synon të forcojë më shumë marrëdhëniet me të.
Osmani në këtë intervistë ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës, që nga lufta e deri të pavarësimi i saj.
“Millosheviqi deshi t’na fshijë nga faqja e dheut. Dhe mrekullisht demokracitë nga e gjithë bota na shpëtuan, që u drejtuan nga SHBA-ja dhe shpëtuan jetët tona. Prandaj është shumë normal të them se Kosova sot është vendi më pro-amerikan në botë”, u shpreh e para e vendit.
Osmani ritheksoi se Kosova do të qëndrojë e palëkundur përballë sfidave që i vijnë, por e tillë do të jetë edhe aleanca me SHBA-në.