Mustafa: LDK-ja nuk ka frikë, por nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me LVV-në

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Besian Mustafa nga LDK-ja  tha se partia e tij nuk ka frikë, por ka qëndrime të ndryshme lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës, që e bëjnë të pamundur një bashkëpunim me VV-në në kuadër të një Qeverie.

Ai shtoi se refuzimi i LDK-së për takim me Kurtin ka të bëjë edhe me gjuhën e përdorur gjatë fushatës.

”LDK ka një histori, pajtohem që rezultati i kësaj Qeverie është situata në të cilën gjendet Kosova dhe u pajtova se janë shtresuar arsyet e përgjigjes së LDK-së ndaj VV-së, letra ka të bëjë edhe me gjuhën. Nuk ka çështje frike, po ka çështje të mendimeve për të ardhmen e Kosovës për të kaluarën dhe për të ardhmen që nuk dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë me VV-në”, tha Mustafa.

Scroll to Top