Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 prill 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.
“Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1° C deri në 2° C, ndërsa ato maksimale nga 7° C deri në 11° C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.