Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
09 pprill 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, ka thënë se sot shënohet një nga momentet më të rëndësishme në historinë shtetërore të Kosovës.
Osmani tha se miratimi i Kushtetutës sonë, që më 9 prill 2008 i vuri themelet juridike dhe institucionale shtetit tonë të pavarur.
“Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë dhe të barabartë. Ajo garanton liritë dhe të drejtat themelore të çdo qytetari, pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie, duke vendosur sundimin e ligjit si themel të funksionimit të institucioneve”.
Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për ta mbrojtur Kushtetutën, për ta zbatuar me përpikëri dhe për ta jetësuar në çdo vendim, politikë e veprim, sepse vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit kushtetues mund të ndërtojmë një shtet që i shërben qytetarëve të vet me dinjitet dhe drejtësi”, ka thënë e para e vendit.
Ajo shtoi se një shtet që i përmbahet dhe e respekton germën dhe frymën e Kushtetutës është garantues i një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e tij.