Taravari thyen rekord: Rrit rrogën e punonjësve shëndetësorë për 17.8%!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 prill 2025

Ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka thyer të gjitha rekordet deri më tani në rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë. Në rrjetin e tij social “Facebook” , Taravari ka ndarë lajmin per rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 25%.

“Shumica e fjalëve kalojnë, por veprat mbeten:
Sot sapo është zyrtarizuar rroga mesatare e punonjësve shëndetësorë në 50.200 denarë!
Në kaq pak muaj arritëm të kemi rrogat më të larta në historinë e këtij vendi.
Uroj dhe shpresoj që kjo të arrihet në të gjithë sektorët e shoqërisë, sepse detyra jonë është të bëjmë më të mirën për ju!
Drejt më të Mirës!”

Scroll to Top