Pas reshjeve të borës, java nis me mot të qetë dhe ngrica të lehta

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

07 prill 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë.

Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

E martë – parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E mërkurë – do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare

Scroll to Top