Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 prill 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në kërkim të votave për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit.
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, tashmë ka shkuar në zyrën e Albin Kurtit, ku pritet të diskutohet rreth formimit të qeverisë së re
Theksojmë se ditë më parë, Duda Balje ka deklaruar se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.
“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri”, ka thënë Balje.
Pa Listën Serbe, Kurtit i mbesin 11 deputetë të cilëve mund t’ua kërkojë votën.
Gjatë ditës së mërkurë Albin Kurti është takuar me Emilja Rexhepin, Nenad Rashiqin dhe Elbert Krasniqin, partitë e të cilëve në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë marrë nga një mandat.