Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
28 mars 2025
Dy tërmete të njëpasnjëshme, 7.7 dhe 6.6 ballë kanë goditur Mianmarin, duke prekur dhe Tajlandën.
Siç raporton “The Guardian”, deri më tani numërohen 8 viktima në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe tre në Bangkok, kryeqytetin tajlandez.
Gjithashtu mijëra persona kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, me autoritetet që janë vendosur menjëherë në ndihmë të qytetarëve.
“I gjithë qyteti Mandalay u prek nga tërmeti. Ne po menaxhojmë me burimet që kemi në lagje”, tha një dëshmitar okular.