Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 mars 2025
Policia e Kosovës ka dhënë informacione të reja për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë.
Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një person ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra thuhet se kanë qenë të maskuar.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.
Njëri nga të plagosurit që nuk mundi t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë është Naser Gashi 62 vjec, i cili përveq që dyshohet se u qëllua me armë, thuhet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks.
Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar.
I dyshuar për rastin është A.G.