Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 mars 2025
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, u takua sot në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në vizitën e parë të tij në Serbi që nga marrja e det
Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram tha se ndërmjetësuesit evropian i ka folur për procesin e dialogut të Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas rpesidentit serb, Asociacioni është “një parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”.
“Theksova pritshmërinë se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet e kompromisit mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiqi.
Ndryshe, vizita e Sorensenit në Serbi vie pas asaj të javës së kaluar në Kosovë ku pati takime me krerët e institucioneve të larta shtetërore.