Pas vizitës tek varri i babait, Thaçi shkon edhe në familjen e tij

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 mars 2025

Ish- presidenti , Hashim Thaçi, pas nderimeve te varri i babait të tij Haxhi Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku vuri një kurorë me lule, arriti në familjen e tij në këtë fshat.

Ish- presidenti Thaçi arriti nga Haga në Kosovë paraditen e sotme, pesë ditë pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për moslejimin e pjesëmarrjes së Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij të martën, më 18 mars 2025, kishte ngjallur një valë reagimesh të rrepta në Kosovë.

Scroll to Top