Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21 mars 2025
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovës, për vizitë tek varri i babait.
Nën masa të rrepta sigurie, Thaçi shihet duke u afruar te varri i babait të tij, dhe duke vendosur një kurorë lulesh.
Pak metra larg Thaçit ishin mbledhur disa qytetarë, të cilët edhe i shprehën ngushëllime ish-presidentit për vdekjen e babait të tij.
Gjykata Speciale, më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash nga mbrojtja, ia ka miratuar Hashim Thaçit kërkesën për vizitë humanitare në vendlindje.
Mbrojtja e ish-presidentit kërkoi nga gjykata që klientit të saj t’i jepej leje për pjesëmarrje në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit, i cili vdiq të dielën. Haxhi Thaçi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Ai ishte 86 vjeç.