Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 mars 2025
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i Shtabit të Operacioneve Ushtarake të Finlandës.
Ata diskutuan për sigurinë afatgjate në Kosovë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Gjeneralmajor Barduani e përgëzoi gjeneralin Takamaa për kontributet e Finlandës në KFOR dhe stabilitetin rajonal. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si edhe lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe pa paragjykime’, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
KFOR-i punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.