Dy fëmijë me fruth në Fushë-Kosovë?, flet mjeku Mustafa Gashi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 mars 2025

Dy pacientë me fruth janë paraqitur në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar mjeku Mustafa Gashi nga QKMF-ja e Fushë-Kosovës.

“Pacientët janë regjistruar më 7 janar dhe janë motër e vëlla, të moshave 12 dhe 13 vjeçare.

Dyshohet se ata mund ta kenë marrë sëmundjen nga një vizitë e familjarëve të tyre në Novi Pazar”, tha ai.

Gashi poashtu tregoi se fëmijët e prekur me fruth nuk kanë qenë të vaksinuar dhe se nuk e kanë ndjekur procesin mësimor gjatë kësaj kohe, por që nuk janë vaksinuar as në mundësinë e dytë , madje as nuk figurojnë në evidencën e vaksinimit.

Mjeku bëri apel tek të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre pasi që është nëdobi të shëndetit të tyre,pasi që sipas tij , fruthi vlerësohet si sëmundje akute, vështirë e kuruar.

Scroll to Top