Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 mars 2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar me riprogramimin e semaforëve në kryeqytet.
Rama thotë se me këto ndryshime do të lehtësohet trafiku në orët e pikut, duke krijuar qasje dhe alternativa për vozitësit.
“Po krijojmë valën e gjelbër! Duke filluar nga ‘Dardania’ deri te ‘Bregu i Diellit’, sigurojmë një qarkullim më të shpejtë. Ky është vetëm fillimi”, shkroi Rama në Facebook.