Homazhe për babain e ish-presidentit Thaçi

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 mars 2025

Qytetarët kanë nisur homazhet pranë arkivolit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Skenderaj. Haxhi Thaçi vdiq të dielën pasi për një kohë qëndroi i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Qytetarët kanë nisur homazhet pranë arkivolit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Skenderaj. Haxhi Thaçi vdiq të dielën pasi për një kohë qëndroi i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Komuna e Skenderajt ka nisur homazhet në orën 09:00 të martën, në Palestren “Ilaz Kodra”.

Të pranishëm janë nëna e ish-presidentit Thaçi, bashkëshortja, dali i tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Homazhet do të përfundojnë në orën 12:00 kur edhe pritet të nis akademia përkujtimore. Më pas, në orën 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit në varrezat e reja në Burojë të Skenderajt.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gjykata Speciale nuk i ka  dhënë leje Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të vet.

Lidhur me këtë, në Kosovë pati reagime të shumta, përfshirë edhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se për këtë do t’i drejtohet kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Hashim Thaçi vizitoi të enjten babain e vet në QKUK, me një leje nga Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Scroll to Top