Dëborë në pranverë: Moti bën kthesën e papritur, ‘zbardhen’ zonat malore

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 mars 2025

Moti ka bërë kthesën e papritur mëngjesin e kësaj të marte. Edhe pse jemi zyrtarish në stinën e pranverës, zonat malore janë mbuluar nga dëbora.

Bëhet me dije se në Steblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, disa fshatra të Librazhdit gjithashtu janë zbardhur nga dëbora, ndërsa prani të reshjeve ka edhe në Qafë Thanë.

Reshjet e dëborës nuk kanë qënë intensive dhe për rrjedhojë nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullim, apo energji elektrike. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. 

Scroll to Top