Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 mars 2025
Emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet për një vizitë në Kosovë.
Mëngjesin e sotëm ai u prit në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo vizitë e diplomatit danez vjen si përpjekje e tij për të rifilluar dialogun mes dyja vendeve, e që ka ngecur që disa muaj.
Pas takimi emisari evropian do të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.