Basha, mesazhe ironike Ramës: O Ramë, kishe pyetur ku është Luli ë? Ja pra ku e ke Lulin, jemi këtu…!/Video

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 mars 2025

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, nga Ali Demi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili më herët pyeti se ku ishte ish-kreu i Partisë Demokratike.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, e cila mesa duket ka pasur një adresë, kryeministrin Rama, Basha thotë se ndodhet në takime me demokratët.

Më tej deputeti e pyet kryeministrin se ku e ka Erion Veliaj dhe “shokët”, duke i kërkuar gjithashtu që të mos “frikësohet”, por të dalë nga “podrumi” dhe të përballet live me të.

“O Rame kishte pyetur ku është Luli. Ja me ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë. Në takim për zgjedhjet jemi në Ali Dem. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë. Këtu jemi more Ram. Po ti ku je mo Rame? Më kanë thënë je fut në një podrum.

Po Lalin ku e ke? Po Benin ku e ke? Po Terin, po Sajën ku i ke? Dil nga podrumi, hajde dil në debat tamam jo duke i bërë rreshtore vartësve të tu”, thotë Basha.

Scroll to Top