Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 mars 2025
Ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.
Përmes një postimi në Facebook Salianji ka thënë se vendimi i kësaj të marte nga Gjykata e Lartë ishte i pritshëm dhe nuk êshtë habitur aspak.
”Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama e draftuar prej tij, është rruga më e shkurtë dhe komode, që Gjykata e Lartë e zgjodhi sot . Nuk kanë guximin dhe as etikë profesionale që të japin drejtësi e të hyjnë nē konflikt me Edi Ramën , shkruan Salianji ndër të tjera.