Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 mars 2025
Njësia e hetuesisë në Prizren ka marrë informacion se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me pas është marrë urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Kështu përgjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur armë, municion dhe mjete të tjera të dyshimta si pushkë gjuetie me 20 fishekë, një pistoletë Ekoll special 99, me 20 fishekë, nje pistoletë M57, me 48 fishek, nje gezhoje, 100 fishek, nje shufër me hapje, nje thikë me gjatësi tehu 21cm, thuhet ne raportin e policise.
Për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Ndryshe, i dyshuari i rastit , S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në Paraburgimit, ka njoftuar policia lokale ne Prizren.


