Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 mars 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është shprehur në intervistën me Donald Trump Jr, në platformën ‘Rumble’, se është i hapur për të arritur një marrëveshje me Kosovën, mirëpo sipas tij ajo, “duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme”.
Presidenti serb nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023, por tha se Serbia është në presion të madh për çështjen e dialogut.