Sorensen pritet që ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 mars 2025

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën.

Ai pritet të qëndrojë në vendin tonë mes 18 dhe 19 marsit.

Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar.

Kujtojmë se këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti  sllovaku, Miroslav Lajçak.

Scroll to Top