Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
14 mars 2025
Qeveria e Kosovës të enjten në mbrëmje ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.
Ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.
Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/251 të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, drejtor ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, anëtari Avni Kastrati, drejtor ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.