KRU “Mitrovica” zhvillon punime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 mars 2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do zhvilloj punime në disa lokacione.

Sipas njoftimit, thuhet se gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Këto punime do të bëhen në rrugët “Shemsi Ahmeti”, “Artim Jashari”, “Rruga e Ulqinit”, “Bashkimi kombëtar”, në lagjen “Ilirida”, fshatin Zhabar dhe magjistralen e Adriatikut.

Scroll to Top