Në pamundësi të asgjësimit, një numër i konsiderueshëm i barnave dhe materialeve medicinale me afat të skaduar janë grumbulluar në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
E nga viti 2010 në Kosovë nuk ka ndodhur asgjësimi i barnave pa afat.
Ndër medikamentet me afat të skaduar është edhe Remdesivir, bari të cilin qytetarët në kohën e pandemisë COVID-19, e blenë me çmime shumë të larta.
Drejtoresha e Barnatores Qendrore pranë QKUK-së, Dardane Mehaj për KosovaPress, thotë se barnat dhe produkte pa afat ruhen në kushte të veçanta të ndara prej barnave të tjera.
“Është një numër i konsiderueshëm, barnat janë të natyrave të ndryshme ose të përdorimit të ndryshëm, nuk janë të theksuar vetëm antibiotikët ose të tjera. Çka vlen me u theksua është produkti Remdesivir, i cili ka skaduar me sasi të madhe që i kemi në barnatore qendrore”, tha ajo.
Për drejtoreshën e Barnatores Qendrore shkaktarë për numër të madh të barnave me afat të skaduar po shihet keqplanifikimi i bërë nga klinikat dhe spitalet.
Ajo thekson nevojën për asgjësimin sa më të shpejt të ilaçeve me afat të skaduar me qëllim të lirimit të hapësirave të zëna.
“Ndoshta me e quajtur keqplanifikim se planifikimet e produkteve medicinale të barnave dhe materialeve vijnë prej klinikave…Kur ka qenë pandemia janë shpenzuar shumë produkte të tjera, mirëpo kanë mbetur pa u shpenzuar produkte”, u shpreh Mehaj.
Sa i përket procesit të asgjësimit të këtyre barnave në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë afër zgjidhjes së këtij problemi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman po përcaktojnë një hapësirë për shkatërrimin e ilaçeve pa afat.