Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
27 tetor 2025
Reshjet e shiut që mbuluan rajonin e Kosovës gjatë natës kanë vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sipas parashikimeve, reshjet pritet të pushojnë gjatë paradites, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita e tutje.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur në 1°C deri në 4°C. Gjatë pasdites, zonat lindore dhe qendrore në Kosovë pritet të përfshihen nga reshje dëbore, ndërsa në pjesët më të ulëta mund të jenë të përziera ose vetëm me shi. Do të fryjë erë e ftohtë nga verilindja dhe veriu me intensitet të lehtë deri mesatar, 5–11 m/s.
Të premten në mëngjes pritet vijimi i reshjeve të borës, të cilat mund të krijojnë shtresë dëbore edhe në zonat e ulëta, reshjet mund të zgjasin edhe gjatë orëve të pasdites. Dëbora pritet të rikthehet edhe gjatë natës drejt së shtunës. Temperaturat do të mbeten të ulëta, në intervalin -1°C deri në 2°C, shoqëruar me erë të ftohtë veriore me shpejtësi 4–10 m/s.
Ndryshe rajoni, Shqipëria, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi do të vazhdojnë të përshkojen nga reshje shiu të intensifikuara.

















