Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se ky dokument i Kosovës renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
“Viti 2024 është viti i pasaportës sonë. Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti.
I pari i qeverisë tutje shton se qytetarët e Kosovës tani lëvizin lirshëm dhe të padiskriminuar.
“Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”.