bundestag

Bundestag me seancë të posaçme pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg

Pas sulmit me 5 viktima në Magdeburg, po diskutohen dështime të mundshme të autoriteteve gjermane. Edhe Bundestagu do të merret me sulmin një ditë para Natës së Vitit të Ri, në në një seancë të posaçme.

Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit Parlamentar, i cili kontrollon punën e shërbimeve të inteligjencës do të merret me situatën e sigurisë në Gjermani më 30 dhjetor.

“Dy ditë pas aktit të tmerrshëm, po dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje për autorin e krimit, të cilat nuk i përshtaten modelit të njohur, por që ngrenë pyetje për autoritetet e sigurisë në federatë dhe në Saksoni-Anhalt”, deklaroi zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Dirk Wiese i SPD.

Sipas Wiese, duhet të thirren në mbledhjet e veçanta të Komisionit të Brendshëm dhe Bordit të Kontrollit përveç Ministres Federale të Brendshme Nancy Faeser, edhe presidentët e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF)

Scroll to Top