Presidenti rus, Vladimir Putin sugjeroi një “duel” raketor me SHBA që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike e Rusisë “Oreshnik” mund të mposhtë çdo sistem të mbrojtjes raketore amerikane.
Duke iu drejtuar skepticizmit perëndimor rreth “Oreshnik”-ut, Putin sugjeroi që të dyja palët të zgjidhnin një objektiv të caktuar për t’u mbrojtur nga raketat amerikane.
“Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, tha Putin.
Lideri rus theksoi gjithashtu se “Oreshnik”-u ishte një armë moderne, megjithëse bazohet në zhvillimet e mëparshme të disenji rus.
Rusia hodhi për herë të parë raketën “Oreshnik” në qytetin ukrainas Dnipro, më 21 nëntor, si përgjigje ndaj përdorimit të parë të raketave balistike “ATACM” të SHBA-së dhe British Storm Shadows nga Ukraina pas lejes që mori.