Kryetari i Partisë Aleanca e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastratin dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla për të diskutuar gjendjen e rëndë të këngëtares Parashqevi Simaku.
Gjatë këtij takimi Syla informoi në detaje Pacollin dhe Kastratin mbi situatën aktuale të këngëtares, e cila është në kushte të vështira.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fomdacioni “ Behgjet Pacolli”, për të ofruar një shtëpi për Parashqevi Simakun dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për transferimin e saj në Shqipëri apo Kosovë. Pacolli theksoi gjithashtu se kjo përfshinë sigurimin e një punësimi të përshtatshëm ose një pensioni mujor për ish-këngëtaren.
”Kjo është një mundësi për shoqërinë tonë të përkujdeset për personalitetet që kanë dhën shumë për kombin” ka shkruar Pacolli në postimin e tij.
Kjo nismë vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën ka jetuar Parashqevi Simaku, jashtë vëmendjes së publikut ndërsa në videot e shfaqura së fundmi në mediat sociale kanë ngjallur diskutime dhe reagime të shumëta rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe personale.
Parashqevi Simaku e njohur për kontributin në botën e artit muzikor në Shqipëri ka kaluar një periudhë të veështirë pas largimit nga vendlindja në SHBA, ku ka punuar si këngëtare në restorante shqiptare.
Gjatë viteve, këngëtarja ka përjetuar disa vështirësi, duke përfshirë ndarjen nga bashkëshorti, humbjen e nënës ngjarje kjo që e ka lënë me hidhërim të thellë.
Sidoçoftë kjo nismë nga shoqata “ Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “ Behgjet Pacolli” për Parashqevi Simaku do të jetë një mundësi e re dhe mbështetje e qëndrueshme që mund të lehtësojë jetën e saj dhe të sigurojë një të ardhme më të sigurtë për këngëtaren.