shpenzimet rama

“Shpenzimet e qeverisë shqiptare do ndiqen në kohë reale”, Rama prezanton platformën “Transparent Albania”: Risi e rëndësishme, interaktiviteti i saj

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”.

Kjo platformë mundëson akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet.

Rama: Shpenzimet e qeverisë shqiptare do ndiqen në kohë reale. Do të jetë në sfidë e vërtetë, me siguri që hap pas hapi do t’ja dalim ta kthejmë përditësimin e çdo informacioni në një rutinë. Tjetra që është një risi shumë e rëndësishme është interaktiviteti i saj. Nëse sot apo deri sot një qytetar apo përfaqësues i media si drejtohet një institucioni të caktuar dhe nuk merr një përgjigje në kohë. Do të ndjekë në kohë reale statusin e kërkesës, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit.

Scroll to Top