bursa nga ministria e arsimit

Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor që studiojnë në 100 universitetet më prestigjioze në botë.

Bursat do të jenë 5,000 euro për secilin prej 20 studentëve të përzgjedhur për vitin akademik 2024-2025 dhe aplikimet janë të hapura deri më 19 dhjetor 2024.

“Të rinjtë tanë që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor, mund të përfitojnë bursë.

Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 universitetet më prestigjioze në botë sipas listës ‘Times Higher Education’.

Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20, ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro.

Thirrja është e hapur deri më 19.12.2024”.

Scroll to Top