policia arrin ne tiran nderhyn spaku

“Zbarkimi” i RENEA-s në Shkodër me urdhër të SPAK, kontroll banesave të të “fortëve”! Çfarë dyshohet

Këtë të enjte forcat e RENEA-s kanë “zbarkuar” në Shkodër me urdhër të SPAK.  

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se me urdhër të prokurores Elida Kackini, kontrollet janë kryer në disa banesa të eksponentëve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë qytet.

Po ashtu mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e Izmir Sakicës, i cili është shpallur në kërkim pas atentatit të Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona, dy të pafajshëm dhe shënjestrat Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Atentati në fjalë ende mbetet i pazbardhur, ndërsa i ka kaluar për hetim SPAK.

Sipas informacioneve paraprake, kontrolle janë ushtruar edhe në banesa të fisit Bajraj dhe Bilali.

Scroll to Top