deri ne mesnate pritet te qertifikohen

Shtyhet deri në mesnatë afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike

Afati për aplikim për certifikimin dhe dorëzimin e listave të kandidatëve nga partitë politike, i cili ka qenë i hapur nga 1 shtatori deri më 11 dhjetor në ora 16:00, është shtyrë për 8 orë të tjera.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) theksoi se, “Sistemi online, si një nga zhvillimet më pozitive të KQZ-së në këto zgjedhje, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Problemi kryesor qëndron te partitë, veçanërisht ato të mëdha, që nuk e kanë marrë seriozisht këtë proces”.

Sipas tij, vendime të tilla jo vetëm që krijojnë precedent të keq për respektimin e afateve ligjore, por edhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në integritetin e procesit zgjedhor.

Cakolli shtoi: “Kjo shtyrje cenon besimin e publikut në punën e KQZ-së dhe në gjithë procesin zgjedhor, duke krijuar perceptimin se rregullat mund të anashkalohen sipas interesave të partive.”

Ky vendim ka ngjallur debat në publik, duke ngritur shqetësime për menaxhimin dhe seriozitetin e procesit zgjedhor.

Scroll to Top